Lajme

Në Viti po mbahet Panairi për ruajtjen e vlerave tradicionale

Është hapur sot panairi dy ditor, që mbahet për të dhjetën herë me radhë për ruajtjen e vlerave tradicionale, e që po organizohet nga Drejtoria e Bujqësisë, Grupi Lokal i Veprimit “Vitia”, dhe organizata IKC. Në hapjen e këtij panairi, kryetarja e Grupit Lokal të Veprimit, Fadile Demelezi, theksoi se GLV-ja ka filluar veprimtarinë nga viti 2009, kur u organizua edhe panairi i pare, e që për qëllim kishte të ndryshohet imazhi i Komunës së Vitisë. “Vitia si komunë dhe rajon me shekuj njihet si kultivuese e vlerave të pakrahasueshme tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet për prodhimet bujqësore siç janë kulturat lavërtare, pemëtaria, perim-kultura, bletaria dhe blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore. Andaj Organizimi i këtij panairi është për qëllimin më të mirë që këto vlera të trashëgohen edhe në të ardhmen. Organizimi i këtij panairi, do të ishte i pamundur pa një mbështetje të fuqishme të institucioneve të komunës së Vitisë”, ka thënë Demelezi.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, morri pjesë edhe drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, si dhe Agron Arifi përfaqësues i IKC-së.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close