I riu nga Gjilani, Nexhi Deti ka përfunduar me sukses doktoraturën në fushën e Dixhitalizimit dhe Ambinetit, në SHBA.
“Sot është një nga ato ditë që një prind i ruan gjatë në zemër”, ka shkruar prindi Hajrizi.
“Me emocion dhe krenari të veçantë dua ta ndaj me ju lajmin se djali im, Nexhi, ka përfunduar me sukses doktoraturën në fushën e Dixhitalizimit dhe Ambinetit, në SHBA.
Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë.
Pas çdo suksesi fshihen vite pune, sakrifice, durimi dhe besimi të madh në ëndrrat e veta. Pikërisht për këtë arsye, kjo arritje ka një vlerë edhe më të madhe për mua si prind.
Njeriu mund të vijë nga vende të vogla, por me dije, vullnet dhe përkushtim mund të arrijë majat më të larta.
Prandaj, dëshira ime është që historia e Nexhit t’u japë kurajë të rinjve tanë të mos dorëzohen kurrë dhe të besojnë te vetja, edhe atëherë kur rruga duket e gjatë dhe e vështirë.
Në fund, pasuria më e madhe që mund t’u lëmë fëmijëve tanë është arsimi, karakteri dhe besimi se gjithçka arrihet me punë të ndershme.
Zoti e bekoftë Nexhin në çdo hap të jetës së tij dhe ia shtoftë sukseset edhe më shumë.
Me shumë krenari”, ka shkruar prindi Hajriz Deti.

