Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva për herë të parë pas konsolidimit të njësive rajonale ka ftuar në takim kryetarët e shtatë (7) njësive rajonale të Kosovës.
Si pikënisje takimi ishte njohës mes vete dhe prezentim i kryetarëve, me ç’rast Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës është e nderuar dhe krenare me secilin nga ta!
U bisedua rreth detyrave dhe përgjegjësive të kryetarëve, u dhanë ide dhe propozime rreth fushëveprimtarisë së OHT-së, u dakorduan për punë të përbashkët dhe shkëmbim të ideve dhe përvojave të ndryshme, në mënyrë që puna në OHT të vazhdojë për të mirën e bizneseve, si dhe ngritjen e turizmit në nivel sa më të lartë.
Si mysafirë në këtë takim kishim nderin që patëm prezent nënkryetarin e OHT-së z. Burim Sallauka dhe anëtari i kryesisë së ngushtë z. Armend Delijaj.
OHT falenderon të gjithë të pranishmit për kohën dhe përkushtimin e dhënë.