Shkruan: Afrim Salihu
Që nga formimi i LDK nga data 23 Dhjetorë 1989 si parti politike , e cila u konkretizua si forcë politike e nevojës , në një situatë mjaft të vështirë ekonomiko –sociale –politike e viteve 80, në Kosovë – kur në ish shtetin Jugosllavë i cili ishte në evolucionin dominues politik të kohës së republikës Serbe me kryeqytet Beogradin , e cila në vete kishte komplet aparatit dominues ushtarak , policore dhe pothuajse të gjitha organet shtetërore të cilat ishin të centralizuara duke pas parasysh faktin se shteti Jugosllav i kohës ishte sistem politik Sociale – Komunist , ishin në dominancë të plotë të Serbëve , e Lideri i atëhershëm Ibrahim Rugova mori forcë dhe guxim – duke e parë ngritjen politike të kryegjenocidistit Serbë Miloshevic , Rugova me disa shokë të kohës formoi LDK dhe që nga kjo datë e deri më sot kjo forcë politike ka luajtur rrole mjaft dominues dhe kryesore në politikat e zhvilluara .
Me qen se LDK si parti politike që nga themelimi e deri në këtë stad të kohës ka pas ngitje e rënje , dhe me qen se në zgjedhjet e fundit të 2021 -ka pësuar debakël dhe është ndëshkuar nga votuesit mjaft rëndë , dhe me qen se askush nuk po e pranon fajin për gjendjen e krijuar , situata kërkon ndryshime në strukturën e brendshme qendrore , situata momentale kërkon një kryetar të partisë i cili ka potencial subjektive –politik të arrijë ndryshime dhe të fitoj besim tek shtetasit Kosovarë , dhe i cili do të ndikojë pozitivisht sa i përket rritjes së vetëdijes politike dhe rritjes së përkrahjes së votuesve të dëshpëruar dhe të indinjuar .
Sips kësaj kronologjie unë mendoj se kryetari i ardhshëm i cili ka potencial dhe ka kapacitet politik, si dhe ka kapacitet subjektiv të bëjë ndryshime në riorganizimin e strukturave të partisë së LDK do të ishte Lutfi Haziri , shtrohet pyetja pse Lutfi Haziti ? , përgjigja ka mbështetje kronologjike të kohës si dhe ka përgjigje të arsyeshme lidhur me veprimtarin politike të tije ,
• Lutfi Haziri buron nga një familje patriotike e sidomos babai i tijë ishte veprimtar i çështjes Kombëtare që nga vitet e 90, ta, si bashkatdhetar –patriot i pashoq në Zvicër , fakt i pamohueshëm ,
• Lutfi Haziri është pjesëmarrës subjektiv në LDK që nga viti 1989 e deri më sot i palëkundur për kauzën kombëtare dhe anëtarë i palëkundur i LDK .
• Që nga viti 1990 anëtarë i strukturave të MPB së Republikës së Kosovës ,
• Kryetar i forumit rinor të LDK 1990 deri 1997
• 1997 Zëvendëskryetar i Degës së LDK në Gjilan
• Anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK Prishtinë
• 1998 i burgosur politik
• 1999 Zëvendës kryetarë i Komunës
• 2000 – 2004 Kryetar i Komunës Gjilan
• 2001 Anëtarë i Komunave të Kosovës
• 2004 Ministër i APL paralelisht Anëtarë i LDK në Qendër
• 2005 pjesë e bisedimeve të Vjenës
• 2006 -2008 Zëvendëskryeministër i R Kosovës
• Nënshkrues i Deklaratës së pavarësisë
• 2008 – 2010 shef i grupit parlamentarë të LDK
• 2010 Deputet i R Kosovës
• 2013 për herë të 3 kryetar i Gjilanit
• Këtë funksion e mbanë edhe sot 2021
Këto atribute subjektive e formojnë personalitetin e Lutfi Hazirit si një person të fortë , të qëndrueshëm , luftarak , organizativ, të kapshëm për masën , bashkëpunues, të pathyeshëm , andaj duke pas parasysh faktin se “LUTA” disa here e ka këndell elektoratin në Gjilan duke i siguruar qendrës së LDK fitore në Prishtinë – dhe duke i dhënë mundësi objektive të formoj qeverinë disa here me radhë , dhe duke pas parasysh faktin se “LUTA” din të bëjë manovrime politike edhe në ato momente kur shtetasit e Republikës së Kosovës gjinden në kaos dhe të hutuar politikisht , “LUTA” mendoj se do të ishte personi më i kapshëm për momentin që ta marrë primatin e LDK , dhe me virtytet e tija subjektive , patriotike dhe familjare ai do të freskonte LDK , do ta këndellte në të gjitha regjionet e Kosovës sepse posedon shkathtësi individuale dhe si një profesionalist i vërtetë , dhe se “LDK me LUTËN 100% do të duket ndryshe nga ajo që është sot”.
Këtë mendim politik e kam dhënë krejtësisht si i pavarur politikisht , në harmoni me gjendjen e krijuar momentum , duke tentuar të jap një ndihmë në kalimin e situatës politike që e ka kapluar Kosovës, sepse asnjë kandidat tjetër nuk do të mund ta forcojë ose këndellë LDK përpos LUTËS , në fund po e potencoj një fjali ,
‘’Një njeri që ka qen në skenën politike mbi 30 vjet , një njeri që ka sakrifikuar familjen duke u marrë me çështje shtetërore , një njeri që ka dhënë mundë të pakontestueshme subjektive , një njeri që është betuar për çështje kombëtare e shtetërore , një njeri që ka qen i veçuar nga vet presidenti Rugova , dhe një njeri që ka bagazh pozitiv , një njeri që ka qen në strukturat e UCK,së ‘’