Inkubatorët e biznesit luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, duke i ndihmuar bizneset e reja dhe sipërmarrësit në fazat e para të rritjes së tyre.
Përmes këtyre mekanizmave, bizneset përfitojnë mbështetje të vlefshme për të përballuar sfidat fillestare, qoftë në aspektin financiar apo profesional.
Në këtë kuadër, Burim Berisha shpreh opinionin e tij për rëndësinë dhe ndikimin e inkubatorit të biznesit në Gjilan, duke theksuar se ky instrument ekonomik është jetik për zhvillimin dhe fuqizimin e bizneseve lokale.
Shkrimi i plotë:
Inkubatorët e biznesit janë instrumente ekonomike të cilat i ndihmojnë bizneset e reja dhe sipërmarrësit në zhvillimin e tyre duke ofruar mbështetje në fazat e hershme të zhvillimit të biznesit.
Inkubatorët zakonisht ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh dhe burimesh, të tilla si:
1. Hapësira fizike: Zyra ose ambient pune të pajisura që u ofrojnë sipërmarrësve një vend për të operuar biznesin e tyre.
2. Konsulencë dhe mentorim: Ekspertë të industrisë dhe mentorë që ndihmojnë me këshilla dhe strategji për zhvillimin e biznesit.
3. Trajnime dhe workshope: Aktivitetet për të zhvilluar aftësitë e nevojshme në menaxhimin, marketingun dhe financat e biznesit
4. Rrjetëzim: Mundësi për të lidhur kontakte me investitorë, partnerë dhe klientë potencialë.
5. Mbështetje financiare: Ndihmë në gjetjen e burimeve të financimit, qoftë përmes investitorëve ose granteve.
Këto inkubatorë shpesh fokusohen në industri specifike ose në startup-e të teknologjisë, por mund të kenë një gamë të gjerë fokusesh, në varësi të komunitetit ku operojnë. Qëllimi i tyre është të përshpejtojnë rritjen dhe suksesin e këtyre bizneseve duke u ofruar një mjedis të strukturuar dhe mbështetës.
Gjilani e ka mundësinë ta ketë Inkubatorin e biznesit më të madhin në regjion me mbi 15 hektarë tokë, e mbi 9 milionë euro investime.
Gjilani me mundësi për krijimin e një “Lugina e Silikonit – Silicon Valley”