Organizimi i ekskurzionit nga DKA ka shkaktuar shumë polemika nga nxënësit dhe nga partitë politike opozitare në Gjilan shkruan Radio Star.
PDK Gjilan ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën sesi organizohen ekskursionet, duke i cilësuar atë si të kurdisura.
Më tutje ata kanë bërë thirrje që të anulohet ky tender dhe që të heqet dorë nga xhepi i prindërve.
Komunikata e plotë:
Kurdisja e tenderit për eskursionin e maturantëve me çmim prej 145 euro nuk do të kalojë, VV të heq duart nga xhepat e prindërve
Loja me organizimin e eskursionit me maturantët ka filluar me vendimin e anulimit të kryetarit të komunës së Gjilanit, ndërsa po vazhdon me kurdisjen e tenderëve me çmim dy fish më të lartë se vitin e kaluar.
Vitin e kaluar çmimi ka qenë 89 euro për tri netë e katër ditë, këtë vit sekserët e VV-së bënë ndryshim duke shkurtuar qëndrimin në dy netë e tri ditë por rritën çmimin përmes kurdisjes së tenderëve në 145 euro.
Sipas informatave tona, komuna e Kamenicës ka kontraktuar për tri netë e katër ditë me çmimin prej 140 euro, ndërsa qeverisja e VV-së në Gjilan e ka rritë tallin për sekserët e organizimit të këtij eskursioni, andaj kjo kurdisje është e papranueshme për nxënësit e shkollave të mesme të cilët po e kundërshtojnë këtë tenderë.
Ne si PDK kërkojmë nga DKA dhe qeverisja e korruptuar e VV-së në Gjilan që të heq dorë nga xhepi i prindërve dhe të anulojë menjëherë këtë tenderë, në mënyrë që të përsëritet dhe mos të ketë marrveshje e kurdisje me operatorët ekonomik.
*Foto ilustrim