Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pritet të mbahet edhe një protestë sonte, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta është paralajmëruar të nisë në ora 21:00 dhe do të zhvillohet me moton “Jo në emrin tim”.
Kjo do të jetë protesta e tretë që mbahet në Prishtinë pas vendimit në Hagë.
Advertisement
Gjatë ditës së sotme, në të njëjtin shesh u mbajt edhe protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.











