Gjilani zhvilloi një nga ndeshjet më të mira këtë edicion në përballje ndaj Prishtinës.
Një skuadër që luan mirë në çdo sektor, lufton në çdo duel, e qarkullon shumë shpejtë topin dhe krijon raste të shumta, shkruan Gazeta Sheshi.
Ky ishte Gjilani, që në fund gaboi një herë më shumë se Prishtina dhe u mposht 2-1, fal edhe dy pritjeve spektakolare të Visar Bekajt.
Por loja e treguar në ‘Fadil Vokrri’, e konfirmon se Gjilani është i fortë dhe do të luftojë për titull.
Trajneri Genitan Mezani ka arritur që idetë e tij t’i shkrijë në kokat e lojtarëve të Gjilani.
Tashmë Gjilanin e pret ndeshja me Dritën, apo derbi i qytetit, ku motivimi nuk ka nevojë të përmendet, pasi ndeshjet e tilla i motivojnë lojtarët automatikisht. /Gazeta Sheshi/