Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka ndarë 287 mijë euro për kompensim financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës të vitit 1990.
Këto mjete do të ndahen proporcionalisht për deputetët, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990 dhe më 7 shtator 1990, si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.
“U ndanë 287 mijë euro për kompensim financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës të vitit 1990. Këto mjete do të ndahen proporcionalisht për deputetët, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më datë 2 korrik 1990 dhe më 7 shtator 1990, si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992”, thuhet në vendimin e Qeverisë.