Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës. Sot, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve është i shkëlqyer.
Prita sot ish kryeministrin, diplomatin dhe akademikun turk, Ahmet Davutoglu, i cili na ka nderuar me vizitën e tij për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Turqia vazhdon të mbetet aleate e Kosovës në shumë fusha dhe veçanërisht në rrugëtimin tonë drejt NATO-s.
RH