Riga Pharm, si një nga promotorët kryesorë të inovacionit dhe vendosjes së standardeve të reja në sektorin farmaceutik, së shpejti do të hapë barnatoren e parë digjitale/robotike në rajon – një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të kujdesit farmaceutik dhe rritjes së efikasitetit në shërbim të pacientit.
Si funksionon barnatorja robotike?
•Roboti inteligjent, përmes teknologjisë së leximit të barkodeve, do të menaxhojë automatikisht procesin e deponimit dhe sistemimit të barnave në raftet përkatëse.
•Farmacisti, pasi merr recetën nga pacienti, e skanon atë përmes një sistemi të digjitalizuar.
•Terapia përgatitet në mënyrë të automatizuar nga roboti dhe dorëzohet menjëherë tek pacienti.
Ky sistem jo vetëm që redukton kohën e pritjes, por garanton saktësi, efikasitet dhe siguri të lartë në menaxhimin e barnave.
INOVACIONI KALON NGA NE – Riga Pharm po sjell të ardhmen, sot!