Tefik Hoxha i cili u bë i njohur nga mënyra e festimit pas rezultatit të zgjedhjeve në Skenderaj tregon se që nga viti 2007 vjen në Kosovë për ta votuar PDK-në.
Fitores së PDK-së në Skenderaj iu gëzua me gjithë zemër.
Videoja ku shihet, Tefik Hoxha, duke thirrur emrin e Sami Lushtakut, u bë virale.
Po kush është i riu nga Drenica që u bë i njohur që nga e diela?
34 vjecari që jeton në Gjermani është një votues i rregullt i PDK-së.
Ai në një bisedë për T7, tregon se ka udhëtuar nga Gjermania vetëm për ta mbështetur këtë subjekt politik.
Për festën e tij ky shprehet se është normale, ngase në këtë mënyrë festohet gjithmonë në Drenicë.
Ndërsa tregon edhe arsyet pse e ka quajtur “Sami Baba” kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakun.
Hoxha pohon se pas videos së publikuar ka pas komente të ndryshme nga qytetarët në rrjete sociale se gjoja është paguar për të votuar.
Mirëpo ky i mohon këto spekulime, pasi sipas tij të ardhurat që ka nga puna që e bën si menaxher i 40 puntorëve në Gjermani i ka të mjaftueshme për të bërë një jetë të mirë.
Fitores së PDK-së më Skenderaj iu gëzuan një numër i madh i simpatizantëve së kësaj partie, të cilët shprehën në forma të ndyshme gëzimin për fitoren e PDK-së.
https://www.youtube.com/watch?v=wsBUoIroP_E