Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian Elton Cale. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline drejtori Sevdail Robelli.
“Po, kemi nënshkruar kontratë dy vjeçare me Calen. Ne presim që braziliani të përshtatet me futbollin tonë dhe të ketë sukses. Normalisht, transferimi i tij ka qenë kërkesë e trajnerit sepse ai e bën listën e futbollistëve që i do në skuadër. Besoj që deri në fund të javës do të përfundojmë me merkaton” deklaroi Robelli për Indeksonline.
Cale së fundi luajti te Tirana në Shqipëri.