FC Prishtina njofton se ka arritur marrëveshje me Kastriot Selmanin, i cili do t’i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.
26-vjeçari është afrimi i parë i FC Prishtinës për edicionin e ri dhe rikthehet në klubin ku hodhi hapat e parë të karrierës së tij si futbollist, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat deri te ekipi i parë.
Selmani u prezantua nga drejtori i ri sportiv i klubit, Mentor Zhdrella, i cili zyrtarisht nisi detyrën e tij të re duke i uruar mirëseardhje futbollistit që rikthehet në shtëpinë e tij futbollistike.
Gjatë karrierës së tij në Kosovë, Selmani ka qenë pjesë e Dritës dhe Llapit, me të cilat ka fituar edhe trofe, ndërsa së fundmi ishte pjesë e kampionëve të Shqipërisë, Egnatia.
Me skuadrën shqiptare, ai regjistroi 42 paraqitje në të gjitha garat, duke luajtur në kampionat, Kupën e Shqipërisë, si dhe në ndeshjet kualifikuese të UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, duke fituar përvojë të vlefshme edhe në arenën ndërkombëtare.
Pas prezantimit, Selmani dha deklaratën e tij të parë për faqen zyrtare të klubit:
“𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐮𝐚 𝐤𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐨𝐦𝐞𝐭𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐤𝐮 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐮𝐚𝐧 𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐦𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐯𝐚 𝐛𝐚𝐳𝐚𝐭 𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐢𝐦 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯. 𝐍𝐝𝐢𝐡𝐞𝐦 𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞𝐠𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐬𝐡 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞̈𝐫𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐨𝐣 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭.”

