FC Shkëndija ka zyrtarizuar rikthimin e Florent Ramadanit në skuadër, pasi mesfushori ndërpreu bashkëpunimin me FC Drita.
Pas ndarjes me kampionen e Kosovës, Ramadani rikthehet te Shkëndija, klub ku kishte luajtur edhe më parë. Klubi tetovar e ka mirëpritur mesfushorin, duke besuar se përvoja dhe cilësitë e tij do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin në sezonin e ri.

