Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se dy pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, nga 102 persona që janë të shtrirë në spitale dhe po trajtohen nga kjo sëmundje.
ShSKUK bën të ditur se nga 102 pacientët sa janë të shtrirë në spitalet rajonale në vend, prej tyre 50 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, si dhe 59 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Aktualisht pacientë me SARS-CoV-2 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe në katër spitale rajonale.
Njoftimi i plotë nga ShSKUK:
1 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
102 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
50 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
59 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 72 pacientë të shtrirë, 28 prej tyre Covid-19 pozitivë, 49 me oksigjeno-terapi
Klinika Infektive, 33 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë