Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Ky takim do të ndërmjetësohet edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.
Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.