Edhe këtë vit, policët e Kosovës përballen me mungesë të çizmeve.
Kjo bëhet edhe më problematike për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.
Nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë se ka çizme të mjaftueshme në stoqe, por se sipas tyre nuk mund të përdoren. Problemi thonë se qëndron te tenderi.
“Pengesa është te tenderi, për shkak se Qeveria e Kosovës ende nuk e ka zgjedh organin shqyrtues të prokurimit. Këtu është problemi pse ka ngecë kjo”, shprehet kryetari i kësaj sindikate.
Përpos kësaj sindikata thotë se policët kanë mungesë edhe të uniformës.