Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shtyrë adresimin publik të cilin kishte paralajmëruar se do ta bënte sot.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga zyra e Presidencës.
Në njoftim thuhet se presidenti Thaçi do t’i drejtohet publikut të hënën në ora 20:00.
Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. /Reporteri.net/