TH I R J E P U B L I K E
Për zgjedhjen e dy anëtarëve nga grupi i ekspertëve të jashtëm për themelimin e Komisionin Vlerësues, i përbërë nga dy anëtarët që kanë përvojë dhe integritet, me mandat për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve.
Të drejtë aplikimi kanë:
• Përfaqësues i OJQ-ve
• Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
• Ekspertë të pavarur, cilët kanë të paktën 5 vite përvojë pune që ndërlidhet me administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve apo fusha të ngjashme.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
• Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor.
• Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
• Të mos jenë të emëruar politikë, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
• Një letër motivimi
• Një CV të përditësuar
• Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës
• Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën aplikuesi është i punësuar.
Komisioni do të vlerësoj të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj thirrje publike do të bëhen pjesë e regjistrit të ekspertëve të jashtëm të cilët do të ftohen sipas nevojës për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese sipas thirrjeve publike që do të bëjë secila zyrë në kuadër të Komunës
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve, ish-Bankosi Nr.1,Komuna e Gjilanit jo më larg se 09.05.2018