Një tifoz i pakënaqur i Arsenalit ka pretenduar se po ndjek veprime ligjore kundër klubit pas paraqitjes “të papranueshme” ndaj Bournemouthit.
“Topçinjtë” aktualisht janë gjashtë pikë përpara Manchester Cityt në garën për titull, por pësuan një goditje të madhe të shtunën, duke humbur 2-1 në shtëpi ndaj Bournemouthit.
Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshje, një formë shumë e dobët në një moment kritik të sezonit, teksa përgatiten për përballje të rëndësishme ndaj Sporting Lisbonës dhe Manchester Cityt.
Pas ndeshjes, tifozi nga Kampala, Eric Kyama, deklaroi se ka ngritur padi ndaj klubit për “stres emocional, ankth dhe dëme të tjera”, duke publikuar edhe një njoftim zyrtar në rrjetin social “X”.

