Këtë të mërkurë, Trio Frymorë, që përbëhet nga dy flautistet Arzije dhe Emira Rifati dhe klarinetisti Artan Rifati, nën shoqërimin e pianistes Sumeja Baftijari do të mbajnë koncert në Shkollën e Muzikës në Gjilan, më datë 6 dhjetor me fillim në ora 18.00.
Siç thekson flautistja, Arzije Rifati, për këtë koncert kanë zgjedhur një repertor të pasur që përfshinë vepra të njohura klasike dhe krijime origjinale, duke përfshirë edhe elemente të muzikës bashkëkohore dhe të ndryshme tradicionale.
Ndryshe, Trio Frymorë, turneun e tyre e kanë filluar më 22 nëntor në qytetin e Vitisë për të vazhduar më pas në Ferizaj dhe më 06 dhjetor 2023 do të jenë në Gjilan e do të mbajnë koncert edhe në Luginë të Preshevës, në Preshevë më 08 dhjetor dhe më pas më 12 dhjetor në Prishtinë./kryelajmi.com/