Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropiani ka thënë se qysh tash mund ta festojmë liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në X ajo ka thënë se BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë.
“BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Kjo është një rrugë që BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku. Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari”, shkroi von der Leyen.