Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan ka reaguar ndaj kritikave dhe pretendimeve të PDK-së dhe LDK-së lidhur me punimet e Bulevardit të qytetit, duke i akuzuar këto dy parti për manipulim të opinionit publik.
Sipas VV-së, subjektet opozitare që prej vitesh veprojnë në objekte publike të uzurpuara nuk kanë kredibilitet të flasin për ligjshmëri dhe procedura, ndërsa i cilëson përpjekjet e tyre si tentativa për të penguar projektet zhvillimore në Gjilan.

