Kryetari i Qendrës z. Nevzad Isufi, bashkë me asamblistët komunal ka pritur në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan në një takim miqësor, gjilanasen Qëndresa Sadriu, Kryetare e Kuvendit Komunal të Glattbrug të Zurich.
Qëndresa është 24 vjeçare, anëtare e partisë socialdemokrate SP. Pas Zgjedhjeve të fundit komunale ajo fitoi një ulëse në Kuvendin Komunal të Glattbrug e më pas u zgjodh Kryetare e Kuvendit. Në ndërkohë ajo mban edhe pozitën e deputetës kantonale të Zurich.
Takimi u fokusua më shumë mbi funksionimin e Kuvendit komunal, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmën, si dhe një varg çështjesh me rëndësi reciproke.
Ndërsa në fund u pajtuam se duhet një gjeneratë e re në qeverisjen e vendit dhe një mentalitet tërësisht i ri i polotikëbërjes, në mënyrë që komuna e Gjilanit dhe Kosova të ecin drejt zhvillimit ekonomik e në fokus të veçantë punësimin e të rinjëve.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Gjilan