Këngëtari gjilanas Xhaner Gashi, sapo ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Harrom”.
Kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore, si dhe në kanalet e tij zyrtare, duke u bërë menjëherë pjesë e preferencave të publikut.
I njohur si një ndër këngëtarët më të kërkuar në mbrëmjet muzikore anembanë Kosovës, Xhaneri po vazhdon të mbajë një raport të ngushtë me fansat e tij përmes projekteve të reja dhe performancave live.
Më poshtë mund ta ndiqni këngën “Harrom” së bashku me videoklipin zyrtar:

