Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka dërguar ditë më parë mekanizimit COVAX, misioneve të ndryshme diplomatike e përfaqësuesve të ambasadave të shteteve të Quint-it në Kosovë, organizatave të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në fushën e shëndetësisë në Kosovë dhe të aktorëve të tjerë lidhur me mos alokimin e vaksinave kundër COVID-19 deri tani për Kosovën
Zemaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë përpjekje maksimale për të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura nga COVAX, por pavarësisht kësaj Kosova vazhdon të mbetet shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës kundër COVID-19.
Ai ka thënë se fillimisht janë informuar se sasia e parë e vaksinës AstraZeneca për Kosovën do të jetë e gatshme për transport më 17 mars, ndërsa pjesa tjetër me 17 prill 2021, por fatkeqësisht, deri më sot nuk kanë asnjë informacion për shkakun e vonesës dhe kohën e arritjes së vaksinave në Kosovë.
“Të gjithë jem të vetëdijshëm se vaksinimi i popullatës kundërCOVID-19 është një çështje jetike për mbrojtje të jetës dhe shëndetit individual, dhe të popullatës, në veçanti të grupeve vulnerabile, në kushtet e pandemisë. Prandaj, ju lutem që të përdorni autoritetin tuaj për të mundësuar arritjen sa më të shpejtë të dozave të planifikuara të vaksinës kundër Covid 19 në Kosovë”, ka thënë Zemaj.
Ndryshe, Kosova vazhdon të mos ketë marrë asnjë vaksinë kundër koronavirusit, pavarësisht se vendet e tjera të rajonit dhe Evropës tashmë po vaksinojnë qytetarët e tyre.
Letra e plotë:
Dëshiroj të falënderoj GAVI – n, si dhe të gjitha shtetet të cilat me kontributin e tyre financiar, mundësuan krijimin e COVAX, dhe për mundësinë që Republika e Kosovës të jetë pjesë e këtij mekanizimi të rëndësishëm për trajtimin dhe mundësinë e barabartë për të gjitha shtetet që të furnizohen dhe të vaksinojnë me kohë popullatën e tyre me vaksinën kundër COVID 19.
Përveç mbështetjes te COVAX, Ministria e Shëndetësisë është në proces të vazhdueshëm të sigurimit të mbështetjes financiare nga institucionet ndërkombëtare financiare, për të mundësuar blerjen e (një pjese) të vaksinave me burimet tona, qoftë përmes ko-financimit nga COVAX; dhe/ose nga prodhuesit apo burime tjera të mundshme.
Në kuadër të bashkëpunimit me COVAX, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura nga COVAX, duke ju përmbajtur afateve të dhëna; dhe konsiderojmë se kemi arritur qëllimin që të jemi maksimalisht korrekt me afatet, llojin dhe cilësinë e dokumentacionit të kërkuar, që nga fillimi, përkatësisht Pjesa A e Kërkesës për Vaksina (Aplikacionit).
Fatkeqësisht, përkundër angazhimit tonë maksimal, ne jemi shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës kundër COVID 19!
Dëshiroj të ju rikujtoj se sapo kemi pranuar letrën e znj. Aurélia Nguyen, Managing Director, Office of the COVAX Facility, e cila me 26 th February 2021, na ka informuar për “The Covax Facility First Round Of Allocation: Astra Zeneca/Oxford Vaccine”; së bashku me “Annex A: Key details on allocation, procurement, pre-requisites, supply and delivery (AZ AMC)”, ne kemi kompletuar dhe dërguar të gjitha dokumentet e kërkuara, përfshirë:
Indemnification and Liability agreement signed between Minister of Health and AstraZeneca.
Issued (and proof of issuance) of the national regulatory authorization – a letter signed by the Minister of Health explaining that the marketing authorization is not required for medical products which are subject of donation – in this case since the AstraZeneca vaccine is a donation through COVAX, there is no need for authorization by National Regulatory Authority. This procedures are also described in Kosovo NDVP.
Imports Authorization –issued by the Kosovo Medicines Agency;
Completed NDVP– The completed NDVP is approved and submitted to COVID-19 Partners portal, as well validated by Ministry of Health.
Safe Injection Devices (Syringes and Safety Boxes) –already in the warehouse;
Pranimi dhe validiteti i këtyre dokumenteve është konfirmuar nga COVAX (pika fokale e COVAX për Kosovën).
Më 1 mars 2021, pika fokale për Kosovën na ka njoftuar se duhet ti drejtohemi UNICEF’s Supply Division, i cili do të lëshojë purchase order.
Urdhër blerja nga UNICEF është lëshuar të enjten, më 4 mars 2021!
Në vijim jemi informuar se sasia e parë e vaksinës AstraZeneca për Kosovën do të jetë e gatshme për transport më 17 mars, ndërsa pjesa tjetër me 17 prill 2021.
Fatkeqësisht, deri më sot nuk kemi asnjë informacion për shkakun e vonesës dhe kohën e arritjes së vaksinave në Kosovë!
Të gjithë jem të vetëdijshëm se vaksinimi i popullatës kundër Covid 19 është një çështje jetike për mbrojtje të jetës dhe shëndetit individual, dhe të popullatës, në veçanti të grupeve vulnerabile, në kushtet e pandemisë.
Prandaj, ju lutem që të përdorni autoritetin tuaj për të mundësuar arritjen sa më të shpejtë të dozave të planifikuara të vaksinës kundër Covid 19 në Kosovë.
Duke pritur përgjigjen tuaj
Me respekt,
Armend Zemaj
Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës