Në kuadër të muajit tetor që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan do të bëhet scrining mamografia për të gjitha grat në moshë mbi 45 vjeçe.
Pacientet paraprakisht duhet të lajmërohen në repart të Radiologjisë për caktimin e terminit. Screning mamografia do të fillon nga data:03.10.2022 deri me datë 28.10.2022 pa pages, gjithashtu ky shërbim ofrohet edhe gjatë muajve të tjerë.
Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.
Pacientët nuk do të kenë nevojë që këto shërbime t‘i marrin gjetiu por këto shërbime do t‘i marrin në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Anamoravës dhe jo vetëm.