Gjilanit do t’i shtohet edhe një nismë qyetare. Bëhet fjalë për Grupin Qytetar të Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit. Ky grup është paraparë të themelohet këtë të shtunë, me fillim në ora 11 në Hotelin Kristal në Gjilan e këtë e ka paralajmëruar Dr. sc. Flamur Hyseni në emër të GQPVGJ-së.
Sipas tij, ky takim do të ketë këtë rend pune:
Verifikimi i anëtarëve themelues të grupit.
Nënshkrimi i deklaratës themeluese.
Organizimi i konferencës per media.