Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se do të miratohet skema për subvencionim të fëmijëve bazuar në të ardhurat e prindërve.
Ai ka thënë se sivjet do të ndahen nga 100 euro për fëmijët e vitet tjera do të fillohet me deklarim të ardhurave të prindërve për të bërë kategorizimin.
“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbushë një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, Kurti tha se qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës, për fundvit, Qeveria do u ndajë pensionistëve shtesën prej 100 euro.