Dy skuadrat kosovare Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët për raundin e play-offit të Ligës së Konferencës, gjithnjë nëse arrijnë të kualifikohen.
Kampioni i Kosovës Ballkani ka pasur sërish fat në short, ku nëse eliminon Larnen në raundin e tretë kualifikues, do të ketë punë me humbësin e ndeshjes Dinamo Minsk – Lincoln Red Imps në play-off.
Ballkani pra tani është favorit i padiskutueshëm për të kaluar në grupe, ngase kanë shumë më kualitet se secili kundërshtarë si dhe disa prej tyre veçse i kanë mposhtur.
Ndërkohë, Drita që fillimisht duhet të mposhtë klubin nga Letonia Auda, nuk ka pasur fat në përballjen finale të play-offit, ngase do të takohet me fituesin e ndeshjes Bronby – Legia e Varshavës.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 22 gusht, derisa ato kthyese një javë më vonë, pra më 29 gusht.
Kësisoj, Ballkani vlerësohet favorit që për herë të tretë radhazi të sigurojë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, derisa Dritës i duhet një punë e madhe për t’u kualifikuar në këtë fazë.
Kujtojmë, Llapi u eliminua në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, derisa Malisheva ra në raundin e parë, po në të njëjtin kompeticion.