Skuadra gjilanase FC Drita ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Turqi.
Drita barazoi me ekipin Iberia 1999 me rezultat 1-1, ku golin e vetëm për skuadrën gjilanase e realizoi Albet Dabiqaj.
Ky është barazimi i dytë për FC Drita gjatë përgatitjeve dimërore në Turqi, teksa skuadra e Zekirija Ramadanit vazhdon të punojë për të arritur formën optimale për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës.