Kremlini ka deklaruar se është gati për dialog të respektueshëm me presidentin amerikan Donald Trump për luftën në Ukrainë.
Kjo deklaratë e Kremlinit ka ardhur pasi Trumpi kërcënoi me shumë sanksione ndaj Rusisë nëse Putini nuk e ndalë atë që ai e ka quajtur “luftë të pamend” – mesazh që Ukraina e ka mirëpritur.
Trumpi pritet të mbajë një fjalim në Forumin Botëror të Ekonomisë që po mbahet në Davos.