Sot zhvillohen ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 19-të.
Gjilani do të ketë një përballje të vështirë si mysafir ndaj Llapit.
Skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu e zhvilloi fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku luajti disa ndeshje miqësore.
Pas 18 xhirove, Gjilani ka grumbulluar 21 pikë dhe ndodhet në pozitën e 6-të në tabelë.
Ndeshja zhvillohet sot nga ora 12:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.