Skuadra kampione e Kosovës, FC Drita ka kaluar turnin preliminar të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Santa Coloman 0-2 dhe Lincoln 1-4.
Drita tashmë në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve do të ndeshet me gjigantin suedez, Malmo.
Gjilanasit në këtë përballje do të mund të llogarisin në shërbimet e portierit Edvin Blakaj si dhe sulmuesit Betim Haxhimusa – të cilët nuk janë paraqitur në Evropë për shkak të kontratave me ekipet përkatëse.
Drita do të përballet me Malmon me 10/11 korrik në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, kurse shtatë ditë më pas do të luajë ndeshjen e kthimit në Suedi.
Bekim Isufi gjithashtu mund të veprojë duke transferuar ndonjë futbollist, për shkak se afati kalimtar i verës është edhe zyrtarisht i hapur.