Ilir Daja edhe njëherë po e dëshmon se është trajneri më i suksesshëm shqiptar.
Skuadra e tij, Dinamo City me sukses ka arritur të kualifikohet në play-offin e Confernece League, shkruan IndeksOnline.
Skuadra shqiptare sonte në ”Air Albania” arriti ta mposht gjigantin kroat, Hajduk Split, me rezultat 3-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 4-3.
E pjesë e këtij suksesi historik janë edhe dy yjet e Kosovës, Beton Zabërgja e Hekuran Berisha, të cilët shënuan gola për Dinamon.
Golin tjetër për skuadrën shqiptare e shënoi futbollisti Eridon Qardaku.
Në play-offin e Conference League, Dinamo City do të përballet me skuadrën polake, Jagiellonia./IndeksOnline/