Në protestën në Shkup, janë arrestuar pesë studentë.
Kështu ka bërë të ditur një studentë para turmës së studentëve e qytetarëve që po qëndrojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup.
“Po dalim me protestu në mënyrë paqësore, provokohemi rrugës. Të dashur policë, edhe neve duhet të na mbroni”, u shpreh ai.
Studentët shqiptarë kanë ngritur sot zërin në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

