Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar FC Dritën për shpalljen kampione në edicionin 2025/26 të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Klubi gjilanas e mbylli një tjetër sezon të suksesshëm me trofeun e kampionit, duke konfirmuar formën e lartë dhe vazhdimësinë në elitën e futbollit kosovar.
FFK ka përgëzuar futbollistët, stafin drejtues dhe tifozët “Intelektualët” për suksesin e arritur, ndërsa ka uruar klubin për paraqitje sa më të denjë edhe në garat evropiane.

