Konfirmohet nga Radio Star se ish-futbollisti i Malishevës, Mevlan Zeka, është zyrtarizuar te SC Gjilani, duke u rikthyer në klubin ku kishte kontribuar edhe më herët në karrierën e tij.
SC Gjilani ka prezantuar sot afrimin e Zekës, duke i uruar mirëseardhje në rikthimin e tij te skuadra gjilanase.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin dhe pritet të jetë pjesë e ekipit nën drejtimin e trajnerit Debatik Curri.
Me këtë transferim, SC Gjilani synon të forcojë skuadrën për sezonin e ri dhe të rrisë konkurrueshmërinë në kampionat.

