Kryetari i Komunës së Gjilanit ka njoftuar qytetarët se, për shkak të punimeve intensive në kuadër të projektit për Bulevardin e Qytetit, më 12 shtator 2026, nga ora 08:00 deri në 20:00, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i segmentit të rrugës “Nënë Tereza”.
Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullimin e automjeteve gjatë kësaj periudhe, janë përcaktuar edhe rrugët alternative.
Automjetet deri në 3.5 ton do të devijohen përmes rrugëve “Shaban dhe Sami Ukshini” dhe “Afrim Gagica”.
Ndërkaq, automjetet e rënda dhe autobusët do të qarkullojnë përmes rrugës qarkore, përkatësisht nëpër rrugët “28 Nëntori”, “Ramiz Cernica”, “Arben Isufi” dhe “Idriz Seferi”.
Komuna ka apeluar te qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet në komunikacion, me qëllim të shmangies së pengesave dhe garantimit të një qarkullimi sa më të sigurt gjatë zhvillimit të punimeve.
Punimet për Bulevardin e Qytetit po vazhdojnë me intensitet të lartë.










