Ish-drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka reaguar përmes një shkrimi të ndjerë, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si shoqëria jonë e trajton gruan dhe vendin e saj në familje, veçanërisht në momentet kur ajo ka më së shumti nevojë për mbështetje dhe siguri.
“Kuptona, shko te baba” – një fjali që zbulon mentalitetin tonë shoqëror.
Aurorë Osmani, përmes një shkrimi të ndjerë, ngre një çështje të thellë për mënyrën se si shoqëria jonë e trajton gruan, vendin e saj në familje dhe të drejtën për të pasur një shtëpi ku ndihet e sigurt dhe e mirëpritur.
“Shqiptare pa ndjenjë përkatësie, PA SHPI”, është mesazhi i fortë me të cilin ajo e përmbyll reagimin e saj, duke vënë në pah pasojat e një mentaliteti që shpesh e lë gruan pa një vend ku mund të ndihet vërtet e mbrojtur.
Shkrimi i saj është një thirrje për reflektim shoqëror, përtej fjalëve të thëna pas tragjedive, sepse ndryshimi i vërtetë nis nga mënyra si mendojmë, si flasim dhe si i trajtojmë gratë çdo ditë.










