Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten për seancë plenare nga ora 12:00, ka njoftuar ky institucion.
Në rend dite deputetët kanë shqyrtime të projektligjeve, deklarime jashtë rendit të ditës e pyetje parlamentare.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
5. Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,
9. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.










