Pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, si duket gjasat për zgjedhje të reja janë rritur dhe më shumë.
Partitë opozitare kanë filluar të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan gazetametro.net
Njëherësh, partitë opozitare po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj dhe të presidentit Hashim Thaçi.
LDK ka bërë të ditur se kanë filluar mobilizimin për zgjedhje të reja.
Edhe analistët politikë thonë se nëse ndodh që Kosova të dështojë edhe në liberalizimin e vizave, atëherë kjo do të favorizonte shkuarjen në zgjedhje.