Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka ripërsëritë për Portalin 2LONLINE, se shumë shpejtë do të ketë formatim të qeverisjes komunale, ku mund të ketë zgjerim të koalicionit qeverisë me inkuadrim të subjekteve tjera politike sikurse që nuk ka përjashtuar as mundësinë e largimit të ndonjë partneri aktual që ka aktualisht në koalicion.
Haziri, që vije nga LDK-ja, ka thënë se ka nisur bisedat me përfaqësues të subjekteve politike, por nuk ka dashtë të precizojë me kë saktësisht, por vetëm ka thënë se do të vazhdojë edhe me të tjerë, ditëve në vijim, dhe sikurse që ekziston mundësia që qeverisjes në Gjilan t’i bashkohen partnerë të rinj, që aktualisht janë opozitarë, po ashtu ka bërë me dije se mund të shkojnë në opozitë, partnerë me të cilët aktualisht është në bashkëqeverisje.
Kur është në pyetje formatimi, Haziri bëri me dije se e ka nisur nga subjekti i tij ku tani në Drejtorinë Komunale të Kulturës, Rinisë e Sportit, ka caktuar u.d të detyrës, drejtoreshën Deniza Limanin, pastaj do të shikohet performanca e çdo drejtori si dhe rrjedha e bisedave me partnerë aktual dhe të mundshëm, duke paralajmëruar ndryshime të pritshme në çdo drejtori.
Përndryshe, ditë më parë Haziri kishte thënë se është i hapur për bashkëqeverisje me të gjithë, përveç me PDK-në, ndërsa burimet tona flasin për një tentativë për t’u ofruar në Gjilan me Lëvizjen Vetëvendosje, si rrugë-nisje për një koalicion LDK – Vetëvendosje në nivel vendi, për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen, nëse shpërbëhet Kuvendi i Kosovës, pasi për një gjë të tillë kanë shprehur gatishmëri të gjitha subjektet politike.
Afrimi dhe futja në bashkëqeverisje me Gjilani, e Lëvizjes Vetëvendosje, mund t’i hap rrugë largimit të AAK-së nga koalicioni, por edhe të AKR-së, por në këtë pritet të kenë ndikim rrjedhat në marrëdhëniet, afrimet dhe largimet mes LDK-së dhe subjekteve tjera politik në nivelin qendror.