Familja Dubova, strehon një familje nga Durrësi!
Shumë gjilanas kanë hapur dyert e shtëpive për të ju ofruar strehim banorëve të Shqipëris, pas tërmetit i cili tragjikisht morri 51 jetë, dhe shumë persona mbetën të lënduar.
Familja Dubova,me vetë iniciativë kanë strehuar në shtëpinë e tyre një familje nga Durrësi.Familja Dubova, ka udhëtuar në qytetin e Durrësit, dhe kanë arritur të ju gjejnë strehim një familjes e cila nuk ndihet e sigurt në shtëpinë e tyre ,përshkak te dëmeve që u shkaktoi tërmeti dhe po ashtu nga dridhjet qe po përseriten çdo ditë.
Ndryshe, deri tani në Kosovë po strehohen qindra familje nga Shqipëria, të cilat janë vendosur nëpër shtëpi dhe hotele.