15.472 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u shfaqën rastet e para me këtë virus.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.
Sipas raportit të së dielës të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren 47 raste kanë rezultuar pozitive.