Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e javës së 26-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” nuk solli fitues derisa vendasit patën mundësinë më të mirë të shënimit. Disa minuta para fundit, Enea Koliçi priti penalltinë e Endrit Krasnqit.
Me këtë barazim, Prishtina mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, katër më pak se Ballkani e Drita derisa Gjilani është në vendin e katërt me 37 pikë.