TITI vazhdon me ne!
Astrit Fazliu ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin.
Astriti ishte njëri prej lojtarëve me më së shumti minuta sezonin që lam pas dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit andaj do të vazhdojë të jetë me ne edhe vitin që vjen.
Klubi jonë me Astritin ka arritur suksese të mëdha ku kemi arritur që të shpallemi dy herë kampion dhe kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm.
Dëshira për bashkëpunim ishte e dyanshme andaj marrëveshja është arritur pas një takimi të shkurt mes drejtorit sportiv z. Valon Zymberi dhe lojtarit.
“Tash më besojë që të gjithë e din se qfar klubi është DRITA dhe as që kam menduar dy herë pë të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrektë dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur.
Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhimë ta shoërblej klubin me trofe në fund të vitit”.
FC DRITA⚪️?