100 ndeshje me trajnerin, Ardian Nuhiu
FC DRITA është grumbulluar për stërvitjen e rradhës, ndërsa të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e klubit, Drejtori i Përgjithshëm, Feti Murseli dhe Drejtori Sportiv, Valon Zymberi.
Ky takim u bë në shënim të jubileut të kryetrajnerit, Ardian Nuhiu, i cili tani e tri vite drejton klubin tonë, FC DRITA në 100 ndeshje zyrtare.
Në këtë rast, Drejtori Feti Murseli falënderoi trajnerin Nuhiu, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi me DRITËN.
“Në shenjë respekti për trajnerin që arriti në kuotën e 100 ndeshjeve zyrtare me klubin tonë, para juve, shtabit teknik dhe trajnerit ne e falënderojmë për punën dhe angazhimin. Të gjitha rezultatet pozitive dhe të arriturat që i kemi arritur bashkë janë edhe falë punes se trajnerit, Ardian Nuhiu, i cili ishte prijës i sukseseve tona. Një falënderim edhe për gjithë juve, ata që nuk janë më me ne, mundi dhe angazhimi i secilit ka bërë që ne të jemi ku jemi sot. Trajnerit i dëshirojmë shumë suksese, edhe shumë ndeshje me ne, për cka DRITA e falënderon për kontributin e vazhdueshëm”, ka thënë Murseli.
Ndërkaq, trajneri Nuhiu falënderoi të gjithë për mbështetjen që e ka hasur në klubin tonë, FC DRITA.
“Falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe besimin që e kam gjetur këtu. Nuk diskutohet që për të gjitha rezultatet më meritorët jeni ju, futbollistët dhe të gjithë akterët e përfshirë në klubin tonë. Uroj që të kemi shumë suksese, faleminderit juvë që sakrifikoni shumë dhe bëni maksimumin për t’i praktikuar të gjitha kërkesat e mia drejt objektivave tona të përbashkëta. Vazhdojmë para, bashkë drejt synimeve tona”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Nuhiu drejton DRITËN nga viti 2019, ku në edicionin 2019/20, ne FC DRITA u shpall kampion në Superligën e Kosovës. Ndërsa, në edicionin 2020/2021 nënkampion.
Nuhiu ka udhëhequr me DRITËN në 100 ndeshje zyrtare në kampionat, Kupën e Kosovës dhe në garat evropiane; Champions League, Europe League dhe Conferenc League.
FC DRITA⬜️?