Këtë të shtunë, pra sot,15 aeroplanë do të nisen me destinacionin e tyre Prishtinën dhe 14 do të ulen aterrojnë në Bazel.
Qysh në fillim të qershorit, gazeta “BZ” pati konstatuar se kishte shumë fluturime nga Bazeli për në Kosovë. Me fillimin e pushimeve, vëllimi i fluturimeve rritet përsëri dhe EuroAirporti i Bazelit po bëhet kështu një “Express Kosova”, shkruan onlinereports.ch.
Të dielën e kaluar, ishin ngritur nga ky aeroport dhe ishin ulur po këtu, dymbëdhjetë aeroplanë, katër prej tyre brenda dhjetë minutash.
Këtë të shtunë, pra sot,15 aeroplanë do të nisen me destinacionin e tyre Prishtinën (shih ilustrimin) dhe 14 do të ulen aterrojnë në Bazel, transmeton albinfo.ch. Kështu që ka rritje fluturimesh drejt kryeqytetit kosovar.
E pyetur nga OnlineReports, zëdhënësja e aeroportit, Claire Freudenberger ka shkruar në përgjigje e saj se Kosova është një treg që po rritet për vite me radhë. Në tabelën e destinacioneve kryesore, Prishtina ishte tashmë në vendin e gjashtë në vitin 2019 me rreth 321,000 pasagjerë.
Prishtina, shumë para Londrës
Në vitin e krizës 2020, rreth 199,000 pasagjerë kanë hipur në aeroplanët nga Bazeli për në Prishtinë dhe kanë ardhur nga Prishtina në Bazel, transmeton albinfo.ch. Kryeqyteti kosovar është ngjitur kështu në numrin një në listën e destinacioneve dhe ka hequr kryeqytetin britanik Londrën nga vendi i parë.
Madje, Prishtina në vitin e koronës, 2020, ka regjistruar rënie prej vetëm 38 për qind krahasuar me 2019, ndërsa Londra dhe Barcelona, për shembull, secila kanë pësuar një rënie prej rreth 80 për qind.
“Kjo ka lidhje kauzale me komunitetin e madh kosovar në Zvicër, i cili kultivon lidhje të forta familjare”, shpjegon Claire Freudenberger, përcjell albin fo.ch. Vizitat e kosovarëve te të afërmit e tyre të Bazelit gjithashtu mund të kenë kontribuar në shkallën e lartë të fluturim. Ndoshta Prishtina do të jetë në krye të destinacioneve kryesore edhe këtë vit.
Ndikimi i drejtpërdrejtë i vendimeve nga autoritetet
“Në përgjithësi, kompanitë ajrore zbulojnë se njerëzit duan të udhëtojnë – kjo tregohet nga rritja e madhe e numrit të rezervimeve sa më shpejt që të zbuten kufizimet e udhëtimit” shton Freudenberger. I tillë ishte edhe rasti kur Këshilli Federal e hoqi Kosovën nga lista e vendeve me rrezik.
Vendimet nga autoritetet kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjet e fluturimit. Nesër, e Dielë, aeroplanët do të gumëzhojnë 22 herë mbi kokat tona kur pasagjerët do të jenë duke shkuar në Prishtinë ose duke ardhur prej atje në Bazel, përfundon onlinereports.ch.